Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në Forumin për Investime Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë gjatë periudhës 17 deri më 19 korrik, i prezantoi projektet aktuale për investim në sektorin energjetik, njëkohësisht duke i përkujtuar investuesit për kushtet e kryerjes së biznesit në Republikën e Maqedonisë si dhe i paralajmëroi politikat e reja të cilat do të kontibuojnë për përcjelljen e trendeve relevante botërore dhe evropiane në fushën e zhvillimit të prodhimit industrial në diskutimin panel për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.
„Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes, që paraqet indikator kryesor për një klimë të volitshme për investim. Legjislacioni juridik, jo vetëm që mundëson bazë të njëjtë për investuesit e jashtëm vis-à-vis investuesit e vendit, por edhe siguron edhe një numër të iniciativave për tërheqjen e investimeve të tilla, ndërsa një numër i madh i kompanive të mirënjohura ndërkombëtare kanë vazhduar me historitë e tyre të suksesshme të biznesit në zonën e 14 –të teknologjike industriale, të cilat ofrojnë përfitime të shumta doganore, tatimore dhe financiare”, tha ministri Bekteshi para përfaqësuesve politik, biznesmenëve dhe investuesve nga Republika e Çekisë, Republika e Kinës dhe nga vendet tjera të Evropës Lindore.
Në sferën e energjetikës, ministri Bekteshi përkujtoi se Republika e Maqedonisë si anëtare e Bashkësisë Energjetike është zotuar të bëhet pjesë e tregut të brendshëm të energjisë në union, ndërsa me vetë këtë fakt edhe ti vendos lartë në agjendë çështjen e e ndërlidhjes rajonale, shfrytëzimni më të madh të burimeve rinovuese të energjisë, mundësitë e shfrytëzimit të projekteve për efikasitet energjetik dhe aplikimi i teknologjive të reja efikase për prodhimin e energensave. Pastaj, ministri i ekonomisë prezantoi projektet aktuale për shfrytëzimin më të madh të hidropotencialit, largpërçuesit interkonektiv, por edhe ndërtimi i termocentraleve fotovoltaike, të erës si dhe të termocentraleve me biomasë dhe biogaz.
„Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërtimi i sistemit nacional të gazit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazit si dhe ndërtimi i sistemeve përçuese të gazit natyror është një nga prioritetet në sferën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike”, theksoi ministri Bekteshi duke shtuar se në pajtim me Studimet Fizibiliti në të cilat definohen tri rrajone për ndërtimin e këtij rrjeti, në periudhën e ardhshme duhet të fillojnë procedura të reja për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e Partneritet Publik Privat për projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes për rajonet e definuara.
Në sferën e industrisë dhe të teknologjive të reja, ministri Bekteshi potencoi domosdoshmërinë e rritjes së konkurrencës së prodhimeve dhe shërbimeve si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregun e jashtëm, duke u bërë pjesë e tregut global botëror të integruar.
“Do të angazhohemi për nxitjen e biznesit në sferën e finalizimit të prodhimeve me vlerë më të madhe të shtuar, përmes inovacioneve dhe teknologjive të reja. Për këtë qëllim janë paraparë reforma në arsim dhe për ndërlidhjen e shkencës dhe biznesit, gjë që nënkupton investime në teknologji dhe njohuri”, tha ministri Bekteshi duke i ftuar të pranishmit që ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë dhe të përfitojnë nga përfitimet që vendi iu mundëson me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe të zhvillimit ekonomik.
Ky forum mbahet nën mbikëqyrjen e kryetarit të Republikës së Çekisë zotëri Milosh Zeman dhe kryeministrit Bohuslav Sobota, e në organizim të Odës çeke-kineze për bashkëpunim dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë, ndërsa marrin pjesë 300 mysafirë nga Republika e Kinës dhe mbi 500 mysafirë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.
China Investment Forum 2017 ka për qëllim ti prezantoj projektet konkrete si shembuj dhe mundësi për vendet tjera, ndërsa forumi është vazhdimësi e iniciativës ndërkombëtare për bashkëpunim, e inicuar nga kryetari i Republikës së Kinës i emëruar “Rripi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga detare e mëndafshit në shekullin 21 ” e cila që nga viti 2013 e deri më sot ka siguruar mbështetje nga më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombë[tare.