Sot në Triestë të Italisë u mbajt Samit i 4 i ashtuquajtur si proces  Berlinit kushtuar  vendeve të Ballkanit perëndimor ku u diskutua për projekte të  infrastrukturore,integrimin ekonomik të tregut rajonal dhe nënshkrimi i traktatit për themelimin e komunitetit për transport.Si pjesë e delegacionit nga Maqedonia mori pjesë edhe ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili në kuadër të këtij samiti foli për vendosmërinë e qeverisë së Maqedonisë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane  duke vënë theksin në integrimin ekonomik të rajonit,agjendën ndërlidhëse infrastrukturore,investimet dhe promovimin e bizneseve në vendet e Ballkanit Perëndimor më saktësisht ,pjesmarjen e sektorit privat ,mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme  dhe hapjen e sekretariatit të dhomave ekonomike te vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bekteshi ka kërkuar gjithashtu përkrahjen e plotë Evropiane në lidhje me projektet që dalin nga agjenda ndërlidhëse si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit por dhe të rajonit në përgjithësi.

Njëkohësisht ministri Bekteshi foli edhe për mbështetjen e domosdoshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat mund të krijojnë  konkurentshmëri dhe rritje ekonomike për të gjitha vendet e rajonit.

OTO)