Nesër, 27 korrik 2017 në orën 11.00 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ekipin ekonomik qeveritar, që do të kryesohet nga kryeministri Zoran Zaev, do të merr pjesë dhe do të ketë fjalim në takimin me anëtarët e OEMVP-së.

Në takim do të diskutohet për politikat ekonomike, masat ekonomike të parapara në programin e qeverisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit, ndërsa qëllimi i takimit është krijimi i një klime më të mirë të biznesit dhe mundësive të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në treg.