Në kuadër të vizitës zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, si anëtar i delegacionit të Maqedonisë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi morri pjesë në takim pune me anëtarët rë delegacionit të Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në takim me anëtarët e kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa gjithashtu realizoi një takim bilateral me kolegun e tij, zëvendës kryesuesin e Këshillit të ministrave dhe ministër i tregtisë së jashtme dhe për marrëdhënie ekonomike zotëri Mirko Sharoviq.

Në këtë takim u potencua domosdoshmëria për përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, duke pasur parasysh se Bosnja dhe Hercegovina viteve të fundit është në mesin e 20 vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë realizon vëllimin më të madh të këmbimit tregtar, e rregulluar në pajtim me Marrëveshjen CEFTA, si bazë solide për hapjen e mundësive të reja përmes projekteve të përbashkëta.

Të dy ministrat e inicuan çështjen për fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik midis dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Bosnja dhe Hercegovina është vend i vetëm në rajon me të cilin Republika e Maqedonisë nuk ka nënshkruar një marrëveshje të tillë. Ministri Bekteshi shprehu gatishmërinë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë që për një kohë të shkurtë të dorëzohet palës boshnjake propozim teksti i marrëveshjes, ndërsa pas finalizimit të tij të jetë i dorëzuar për nënshkrim nga të dy ministrat.

Njëherit, ministri Bekteshi e aktualizoi edhe çështjen e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në sferën e turizmit, e inicuar nga pala boshnjake që në vitin 2013, gjë që duhet të paraqet bazë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit si dhe propozoi edhe shqyrtimin e mundësisë nga të dy palët për lëshimin e linjës direkte ajrore Shkup – Sarajevë, e cila do të lehtësonte transportin e turistëve, por edhe do të shtonte numrin e vizitave afariste në të dy vendet.

Ministri Bekteshi, si pjesë e delegacionit zyrtar, vizitoi edhe qytetin e Mostarit ku mori pjesë në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë”, ndërsa në monumentin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski i cili humbi jetën tragjikisht dhe të anëtarëve të delegacionit të tij, vendosi lule të freskëta.

T mobile In article [4]