Ministri i Ekonimise Kreshnik Bekteshi filloi vizitën zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeminstri Zoran Zaev. Ministri Bekteshi sot realizon takim bilateral me homlogun e tij boshjak Mirko Sharoviq, që eshte zëvëndes kryeminister dhe minister i Tregetisë së Jashtme dhe bashkëpunimit ekonomik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Bekteshi dhe Sharoviç biseduan për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e Turizmit të cilat janë në procedurë qeveritare në dy vendet. Ministri Bekteshi ka inicuar lëshimin e një linje të re ajrore që do të lidhte Shkupin me Sarajevën. Dy ministrat kanë vlerësuar bashkëpunimin ekonomik si shembullorë, ndërsa marrëdheniet mes dy vendeve të shkëlqyeshme. Pas takimeve në qeverinë e Bosnjës, delegcioni i Maqedonisë do të viziton qytetin e Mostarit, ku do te vendosen kurora lulesh të vendi ku tragjikisht humbi jeten ish presidenti Boris Trajkovski./TetovaSot/

T mobile In article [4]