Në Vushtrri sot do të mbahen mini-olimpiadë pë personat me aftësi të kufizuara.

Mini-olimipiada organizohet nga Komiteti para Olimpik dhe OSBE-ja.

Sipas një njoftimi më shumë se 500 pjesëmarrës, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e familjeve të tyre, përfaqësues të institucioneve, organizata lokale dhe ndërkombëtare, si dhe vullnetarë nga e gjithë Kosova do të garojnë dhe do të tregojnë talentet e tyre në disiplina të ndryshme sportive.

Qëllimi është ngritja e vetëdijesimit publik për përfshirje dhe barazi, si dhe ndërtimi i besimit ndërmjet policisë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ngjarja do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.