Një minator ka qenë duke punuar në minierën e Kromit në Pojskë të Pogradecit, por aksidentalisht ka rënë  në pus dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe policia e qytetit është njoftuar nga spitali i Pogradecit, se F.D rreth  40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec është plagosur.

40-  vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al