Sipas Antonio Milloshovskit, nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nga ajo që e kanë pasur si dokument, lehtë mund të jepet përfundimi se bëhet fjalë për marrëveshje e cila do të jetë në favor të Bullgarisë dhe në dëm të Maqedonisë.
“Nëse ata mendojnë se marrëveshja është në interes të Maqedonisë, është fitore e jona dhe mund të nënshkruhet me dinjitet, atëherë qytetarët presin që ata të jenë iniciatorët e thirrjes së kësaj seance dhe të na bindin se cilat janë interesat e kësaj marrëveshje. Zotëri Zaevi shihet qartë se tani dëshiron të jetë i pastër dhe ta hedh përgjegjësinë te parlamenti dhe do të thotë se unë nënshkrova marrëveshjen ndërsa parlamenti le të debatojë dhe të vendosë se a është ajo marrëveshje e mirë apo e keqe”,- deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Global
Milloshovski tha se si deputetët kanë paraqitur pesë vërejtje për përmirësimin e tekstit gjatë seancës që ishte me karakter të mbyllur e kërkuar nga Zoran Zaevi. Milloshovski vlerëson se “paraqitja e kryeministrit nuk ishte e sinqertë, sepse dëshiron që të na bind se marrëveshja me Bullgarin mund të përmirësohet”.
T mobile In article [4]
Ndërsa ditë më vonë ministrja e Bullgarisë tha se dokumenti për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është i përfunduar dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë intervenime.
Por, kryeministri, Zoran Zaev, në një intervistë për TV N1 të dhënë gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ka theksuar angazhimin e qeverisë për përshpejtimin e rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, dhe zgjidhjen e kontesteve me të gjithë fqinjët.
“Tani janë të shkëlqyera marrëdhëniet me Bullgarinë dhe me Shqipërinë, madje edhe me Greqinë. Vendosëm me çdo çmim të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kërkojmë ndihmë që të gjejmë mënyrë që Maqedonia të afrohet në BE. E morëm statusin e kandidatit në vitin 2015 dhe që atëherë qëndrojmë. Edhe Greqia do të ketë dobi prej asaj që Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”,– theksoi kryeministri Zaev.