Deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kërkojnë seancë urgjente të hapur mbi marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Para disa ditëve ne kishim një seancë të mbyllur me këmbënguljen e kryeministrit Zaev, i cili tha se marrëveshja maqedonase-bullgare për marrëdhëniet e mira fqinjësore, ajo është ende një draft tekst që mund të ndërhyjmë për të përmirësuar tekstin. Deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, vërejtën 5 dobësi themelore që këtë marrëveshje e bëjnë të dëmshme për interesat e Maqedonisë dhe bëmë pesë rekomandime që sot të marrim një deklaratë zyrtare nga ministrja e jashtëm e Bullgarisë fqinje Zakarieva, e cila në kundërshtim me pretendimet e Zaevit se teksti i marrëveshjes është i hapur dhe mund të ketë përmirësime, ajo thotë se teksti i marrëveshjes maqedonase-bullgare është i mbyllur dhe se ata nuk kanë ndërmend të negociojnë, se ata nuk e njohin gjuhën maqedonase dhe se nuk ka asgjë në marrëveshje për popullin maqedonas”, tha Milloshoski.

Deputetët nga koalicioni kërkojnë që publikisht të diskutohet për detajet dhe të analizohet se çka do të nënshkruhet dhe çfarë përfitimi ka nga kjo marrëveshje Bullgaria dhe çfarë do të ishtë dëmshme për Maqedoninë.

“Për kryeministrin bullgar do të jetë një fitore nënshkrimi i marrëveshjesh në të cilën nuk do të ishtë termini populli maqedonas, për kryeministrin maqedonas dhe për Maqedoninë si shtet do të ishtë humbje derisa nënshkruhet një tekst ku nuk njihet kombi maqedonas si popull konstituiv në Republikën e Maqedonisë”, ka paralajmëruar Miloshoski.

T mobile In article [4]