Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një intervistë për TV Allfa, ka thënë se pushteti gabon që fsheh marrëveshjen me Bullgarinë dhe të njejtën duhet ta prezentojë para qytetarëve duke hapur debat të gjërë.

”Deputetët dhe qytetarët duhet ta marrin vesh përmbajtjen e marrëveshjen me fqiun tonë dhe gjithashtu të kenë kontroll në të gjithë marrëdhëniet e pushtetit me fqinjët tanë pasi nuk jemi të sigurtë se çka japim e çka marrim.

Deputetët e Bullgarisë janë të njoftuar me përmbajtjen e marrëveshjes. Kërkoj që javën e ardhshme ky tekst të jetë para nesh dhe të diskutohet në Kuvend.

Kemi dyshime serioze për përmbajtjen e marrëveshjes pasi besojmë se Qeveria i ka dhënë shumë më shumë Bullgarisë se sa ka marr prej tyre. Integrimet në BE dhe NATO nuk duhet të jenë kusht që shteti të dorëzoj territor apo qëndrime përballë fqinjëve.” tha mes tjerash Milloshoski, shkruan Telegraf.

Nga ana tjetër, ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dje për këtë marrëveshje tha ”E kemi përmbyllur së bashku dokumentin me Bullgarinë për fqinjësi të mirë që ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve.

T mobile In article [4]

Jemi munduar që të mbyllim fërkimet e përbashkëta si dy shtete dhe të mbyllim parregullësitë e komunikimit tonë zyrtar deri tani. Është arritur kompromis mes dy vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të rris besimin mes dy shteteve. Kjo tregon se jemi serioz në qëllimet tona.” tha Dimitrov në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë.

Përndryshe, Milloshoski dhe Dimitrov kanë qenë ministria të Punëve të Jashtme gjatë pushtetit të kaluar që udhëhiqej nga partia e Gruevskit.