Gjithsej 910 ish shfrytëzues të asistencës sociale të cilëve u është ndërprerë kjo e drejtë për shkak se prej diku kanë pranuar të ardhura të caktuara, munden sërish të aplikojnë për të rifituar këtë ndihmë në para. Ministrja e Punës dhe Politikws Sociale, Milla Carovska njoftoi se këta persona e kanë humbur të drejtën për asistencë sociale për shkak të një rregulloreje nga viti 2015-të. Rregullorja parashihte që nëse ndonjë shfrytëzues i asistencës ka marrë mbi 50, pwrkatwsisht  mbi 70 mijë denarë me transferim të shpejtë, t’i hiqet ndihma shtetërore. Carovska më tej thotë se është bërë ndryshim në rregullore, kështu që kjo kategori mund të paraqitet në Qendrat për punë sociale nëpër qytetet e Maqedonisë dhe të kërkojë sërish asistencë sociale.