Kryetarja e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq e ka përkrahur propozimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm për Kosovën duke shtuar se kjo është një çështje që nuk ka ‘rënë nga qielli’ dhe herët ose vonë duhej shtjelluar.

Miliq beson se vendimi i disa përfaqësuesve opozitarë për të mos marrë pjesë në dialog është i papërgjegjshëm dhe i gabuar.

Sipas saj, statusi i Kosovës ndërhyn në bashkëpunim intensiv rajonal në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e informacionit gjë që është e nevojshme nga pikëpamja e situatës së sigurisë në rajon, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat e opozitës që Serbia mbetet e vogël gjeografikisht me propozimin e Vuçiqit janë të pamenduara mirë dhe të papërgjegjshme”, ka thënë Miliq për Tanjug.

Ajo ka bërë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur të zgjidhet statusi i Kosovës nga ana e Serbisë.