Fëmijët e miliarderëve arabë vendosen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave kudo në botë.

Makina superluksoze, jahte private, pazare luksoze dhe pije super të shtrenjta janë panorama më normale e postimeve të princërve arabë që nuk hezitojnë asnjëherë të shpërndajnë në rrjete sociale pasurinë e tyre.

Një trend i shpeshtë i tyre është edhe mbajtja e kafshëve të rrezikshme si tigri, leopardi, gepardi apo çita për të simbolizuar fuqinë dhe të qenit të veçantë.

Armët janë më se të zakonshme në postime, ndërsa ka edhe nga ata që përcjellin nga një vend në tjetrin shpendë të rrallë si falkonj për të cilët kompanitë ajrore marrin nga 90 deri në 500 sterlina për secilin prej tyre.

Shkretëtirat arabe janë shpesh vend garash për makinat superluksoze të fëmijëve kryeneçë e të llastuar të miliarderëve arabë.

Fotografitë e mëposhtme e tregojnë më së miri:

Loading...