Milani ia ka ofruar shiritin e kapitenit Bonuccit ende pa u zyrtarizuar si lojtar i Kuqezinjve.

Leonardo Bonucci do të bëhet kapiten i Milanit pasi të kompletojë transferimin nga Juventusi, kështu raportojnë mediat italiane.

Qendërmbrojtësi ndodhet në Milano dhe shumë shpejt pritet të zyryarizohet si lojtar i Rossonerëve.

Besohet se lojtari të fitojë 6.5 milionë euro në sezon, derisa Juventusi do të pranojë 40 milionë euro plus dy të tjera bonuse.

Sipas Premium Sport, kjo nuk është e gjitha që i është dhënë Bonuccit, pasi ai do të mbajë në krahë shiritin e kapitenit.

Reprezentuesi italian pritet të marrë fanellën me numrin 19, ngjashëm me atë që barti për shumë vite te Juventusi, derisa brenda disa orëve edhe do të zyrtarizohet kalimi i tij në “San Siro”.