Massimiliano Mirabelli, drejtori sportiv i Milanit, ka bërë të ditur se Rossonerët do ta bresin një përgjigje nga Gianluigi Donnarumma në 48 orët e ardhshme

Drejtuesit e Milanit nuk do ta presin shumë gjatë portierin Gianluigi Donnarumma që ta thotë përgjigjen përfundimtare rreth të ardhmes.

Rossonerët i kanë ofruar kontratë të re reprezentuesit të Italisë, por ky i fundi po vazhdon të heshtë.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka bërë të ditur se Donnarumma duhet ta jap një përgjigje brenda 48 orëve.

“Gigio e di se cili është pozicioni ynë. Ai e di atë që ne i kemi ofruar, do të presim, por jo shumë kohë. Ne duhet të dimë se ku jemi”, ka deklaruar Mirabelli për Premium Sport.

“Shpresojmë që të marrim një përgjigje në 48 orët e ardhshme. Nuk është një ultimatum, por ne jemi duke shkuar përpara dhe ka më shumë rrezik për të pasur një Milan jo të plotë”, ka theksuar ai.

Donnarumma, i cili ka kontratat me Milanin deri në vitin 2018, ishte afër vazhdimit të bashkëpunimit, por krejt këtë situatë e ka tollovitur menaxheri i lojtarit, Mino Raiol.

Donnarumma ka oferta nga Juventusi, Real Madridi, Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Por, Milan i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurove në sezon në mënyrë që ta bind që ta vazhdon kontratën.