Lucas Biglia duket gjithnjë e më afër Milanit.
Lucas Biglia duket gjithnjë e më afër Milanit pas Lazio është e gatshme të pranojë ofertën prej 15 milionë eurove plus Gianluca Lapadulan.
Sipas mediave italiane, Milan i ka ofruar sulmuesin, Gianluca Lapadula dhe 15 milionë euro për shërbimet e mesfushorit argjentinas, Lucas Biglia dhe gjithçka po shkon drejt finalizimit.
Lazio do të zvogëlojë çmimin e lojtarit nga 30 milionë në 20 milionë euro, çka do të thotë se Milani tani mund t’i sigurojë shërbimet e 31 vjeçarit, duke ofruar 15 milionë euro plus 3 milionë bonuse dhe mbetet të shihet se cila do të jetë vlera e Lapadulas.
Sipas mediave italiane, Biglia mund t’i kryejë testet mjekësore të hënën, para se të kompletoj transferimin n Milan.