Mino Raiola pritet të takohet me zyrtarët e AC Milan për të negociuar një kontratë të përmirësuar për klientin e tij Gianluigi Donnarumma në tentativë për të mbajtur në “San Siro” yllin e portës.

Gjëja më e rëndësishme në ditët e ardhshme për portierin italian do të jetë padyshim kontrata e re e ofruar nga Milan teksa kuqezinjtë janë duke investuar me qëllim për të krijuar një skuadër të denjë sezonin që vjen si në Serie A ashtu edhe në Europa League.

Gazetari Gianluca di Marzio raporton se kontrata që do t’i paraqitet Donnarumma-s është pesëvjeçare dhe shuma është 50 milionë euro.

Pasi u zbulua se gardiani adoleshent nuk do të nënshkruante një kontratë të re përpara se të fillonte Kampionati Evropian i Under 21, klube si Real Madrid shfaqën interesin e tyre për shërbimet e lojtarit, por Donnarumma që prej asaj kohe është shprehur se kërkon të qëndrojë te Milan.