Milan është i interesuar për transferimin e një sulmuesi klasi për sezonin e ri.

“Gianluca di Marzio” shkruan sot se “kuq e zinjtë” kanë tre emra në listë, njërin prej të cilëve duan ta sjellin në San Siro.

Andrea Belotti, Nikola Kaliniç dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë treshja e kërkuar nga Milani.

Belotti ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Torino për sezonin e ri. Kaliniç po ashtu është në kërkim të largimit nga Fiorentina.

Kurse, Aubameyang ka pranuar se dëshiron ta provojë veten në një ligë tjetër jashtë Bundesligës.