Nikola Kalinic e ka pranuar se do të largohet nga Fiorentina dhe se dëshiron të transferohet në Milan

Sulmuesi kroat i Fiorentinas, Nikol Kalinic e quan të mbyllur karrierën e tij në Fiorentina, ku kaloi dy vite fantastike.

Ai insiston se ka ardhur koha për një aventurë të re.

“Faleminderit Fiorentinës për këto dy vite dhe për mundësinë që më dha, por unë dua të hedh një hap përpara dhe për këtë arsye dua të largohem. Di që Milani më kërkon dhe mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua. E konsideroj të mbyllur ciklin tim te Fiorentina dhe tani dua Milanin”, ka thënë Kalinic.

Kroati për dy sezone në Fiorentina ka luajtur 68 ndeshje, ku ka shënuar 27 gola.