Marco Fassone ka thënë se në fund të javës do të vendosin për të ardhmen e James Rodriguez

CEO i Milanit, Marco Fassone ka folur për transferimin e mundshëm të yllit të Real Madridit, James Rodriguez.

Ai tha se në fund të kësaj jave do të bëjnë bilancin e blerjeve dhe shitjeve dhe pastaj do të vendosin.

“James? Në fund të javës do të bëjmë bilancin e shpenzimeve dhe shitjeve. Bazuar në këtë, do të vendosim nëse do të shpenzojmë shumë para në një lojtar apo disa. Do të jetë befasi”, tha Fassone për mediat italiane.

Ai po ashtu foli edhe për transferimin e Andrea Contit, ku tha se shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi.