AC Milan ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Craiovas në kualifikimet për Europa League
Skuadra e Milanit është kthyer me fitore në garat evropiane, pasi ka mposhtur në udhëtim Craiovan me rezultat minimal 1:0.
Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Europa League.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Ricardo Rodriguez në minutën e 44’, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Pas një jave Milan do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit në San Siro.