Gjykata Penale e Shkupit vendosi kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale, që ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov të shkoj në paraburgim. Vendim të njëjtë gjykata miratoi edhe për ish shefin e Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski. Dy të akuzuarit në lëndën më kryesore të Katica Janevës e cila duhet të zbulojë  kush ka përgjuar dhe më pas si është shkatërruar pajisja e përgjimit, megjithatë nuk janë tërësisht të lirë.

Sipas detyrës zyrtare, u shqiptohen masa të përkujdesit edhe atë, obligim që të akuzuarit njëherë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë dhe marrja e përkohshme e pasaportës dhe ndalesës për lëshimin e pasaportës së re– bëhet me dije nga Gjykata Penale Shkupi 1

Në lëndën ku akuzohet Mijallkovi, janë refuzuar edhe tre propozime për paraburgim të bashkëpunëtorëve tjerë. Por, edhe për ta si dhe për një person tjetër, ka masë të kujdesit njëjtë si për Mijallkovin dhe Grujevskin. Me vendimet për Target dhe Fortesa, mbetet që Gjykata ta njoftojë vendimin edhe për propozimin për paraburgim ose masa për rastin Titanik. Për të gjitha lëndët tjera, epilogu tashmë është i ditur. Por, pikërisht në lëndën Titanik, Specialja kërkon paraburgim për Nikola Gruevskin, Mile Janakievskin, Gordana Jankulovskën, Kiril Bozhinovskin dhe Munir Pepiqin. Qëndrimi zyrtar  i gjykatës është se vendimi do të publikohet nesër, ndonëse jozyrtarisht vendimi është marrë, por ende po shkruhet aktvendimi.

Duam të informojmë se Todorovski fillimisht nuk ishte pjesë e Këshillit, por u vendos në zëvendësim për një gjykatëse tjetër që është në pushim mjekësor. Për momentin nuk mund të njoftojmë se cili gjykatës është emëruar në vendin e gjykatësit të përjashtuar– kumtohet nga Gjykata Penale Shkup 1

Gjykata megjithatë nuk komentoi arsyet e përjashtimit të Todorovskit. Por, sipas tekstit të shkruar publik të portalit “Kurir”, avokatët e Gruevskit kanë vlerësuar se gjykatësi mund të mos jetë objektiv pasi kundër tij ka pasur procedurë për shkarkim nga posti i gjykatësit. Nëse kjo është arsyeja e përjashtimit, më së paku hapet dilema përse një gjykatës do i hakmerrej një ish përfaqësuesi të qeverisë kur emërimi dhe largimin e gjykatësve e bën pushteti i pavarur gjyqësor përmes këshillit gjyqësor. Kjo dilemë me siguri pa përgjigje do të ngel deri nesër kur do të mësohet epilogu për Gruevskin dhe të tjerët. Ndërsa nesër pritet një këmbim i ri i shkresave mes Speciales dhe gjykatës. Sipas, paralajmërimeve, Katica Janeva do t’i ankimojë të gjitha vendimet me të cilat gjykata i refuzoi kërkesat e Speciales./Alsat

T mobile In article [4]

Global