Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Qeveri do të ketë takim me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot.

Përkundër vizitës së sekretarit shtetëror, Rot, nga MPJ-ja gjermane kumtuan se ai ka shprehur dëshirë nga përkushtimi i reformave të Qeverisë së re në vend, formimi i të cilave, theksojnë ka qenë i gjatë dhe i vështirë.

“Ishte koha që të tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e morën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal”, thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane para vizitës.

Diplomati gjerman vjen në Shkup pas vizitës në Beograd.

Mihael Rot është një nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane, ai është anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një prej bashkëpunëtore më të afërt të ministrit të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërsa merr pjesë edhe në meditimin ndërkombëtare për krizën në Katar.