Shkruan Abdulah Ahmedi

Migrimi i popullsisë nuk është fenomen i ri, argumentet janë të shumëta që i japinë shumë rëndsi këti fenomeni, një gjë është e sigurt, kur popullsia lëviz, ajo mondet të gjendet  në vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiuë.

Megjithatë, është gjithmonë e rrezikshme, nga një pikë vështrimi antropologjikë, për të folur për “konstante” në historinë e njerëzimit. Por, mundet të thuhet se fenomeni i migrimit i popullatës përbën një nga këto konstantet.

Gjithmonë dhe kudo në botë, njeriu ka kërkuar vazhdimisht me migruar kryesisht për kushte më të mira të jetesës ose për të mbijetuar. Kështu, popujët e ndryshëm, nomadë në fillim, janë vendosur pothuajse kudo, por migrimi i njerëzve  në mënyr kolektive ose individuale kanë ekzistuar gjithmonë.

Siç vurëm në dukje, migrimi i popullsisë ka  ekzistuar gjithmonë,  por dinamika e tyre dhe format e tyre të lëvizjes dhe zgjidhjes kanë ndryshuar thellësisht në vitet e fundit. Ky element është i rëndësishëm për shkak se, me pak përjashtime, ne vazhdojmë ti trajtojmë dhe analizojmë  këto fenomene në modelin e migrimit të shekullit  të XIX tradicionalë  dhe një pjesë të aty të shekullit  XX  shikuar aty  të shekullit XXI. Arsyet e këtyre ndryshimeve janë kryesisht në fenomenin që quhet “globalizim”, pushtimi ekonomik dhe mediatik i modelit perëndimor në mbarë botën.

Një element kyç për të kuptuar rrjedhat e reja të migrimit të popullsisë është se faktorët tërheqës “pull factors” në vendet e zhvilluara, në Evropën Perëndimore, janë bërë shumë më të rëndësishme se faktorët e shtyrjes “push factors’’ në vendet në zhvillim, Evropën Qendrore dhe lindore (EQL) dhe Juglindore (EJL). Si dhe nevoja për krahunë e punës  për ekonominë e vendeve të zhvilluara dhe futjen në vendet në zhvillimë, modelet konsumatore me nji disparitet  në  nivelin e pagave lokale janë faktorët kryesorë të këtyre migrimeve të reja të popullsisë  në Evropë. Pra, ne mundet të konstatojmë se migrimi i tanishëm i popullsisë nuk është  një proces me dëshirë, por një domosdoshmëri strukturore e akumulimit kapitalist në një fazë të avancuar dhe se, për këtë arsye, “njerëzit vijnë në vendet e pasura,  jo sepse ata duan por sepse ata kanë nevojë për ato”.

Aktualisht, migrimi i popullsisë  është  intensifikuar dhe ka   marë  një numër të ndryshëm të konfigurimeve. Format dhe vendosja e popullatës janë bërë shumë më pak të qëndrueshme. Nga ky fakt, ne mundet  të themi se emigrantët e rinj janë shëndruar në emigrantë nomadë.

Kur është fjala, në nivelin e BE-së, ekziston një lëvizje (migrim) i popullsisë vazhdimisht, dhe me arrdhjen e  vende të reja, popullsia në BE është rritur,  dhe se lëvizja e popullsisë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme në BE  dhe ate drejtë  vendeve më të zhvilluara Gjermani, Suedi, Holandë, brenda BE-së.

Por, trendi i lëvizjes së popullsisë sot në BE është në rënie në sajë të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe nivelit të pagave që është përmirësuar në vendet e reja anëtare. Edhe pse ka ende disparitete  të konsiderueshme të të ardhurave  ndërmjet Shteteve të ndryshme anëtare  të BE-së. Ne mundet të konfirmojmë se të ardhurat janë “të pranueshme” në shumicën e këtyre vendeve.

Edhe pse, në xhdo moment, ne mundet të presim një lëvizje të qytetarëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), në kërkim të vendeve të punës dhe të ardhura më të larta të paktën pasi që  këto qytetar  gëzojnë lëvizjen e lirë dhe të drejtën e punsimit.

Por procesi i reformave në vendet e Europës qendrore dhe lindore (EQL), dhe normat  pozitive të  rritjes ekonomike mund të kenë nji impaktë në të ardhurat  dhe kjo mund të bëhet “e pranueshme për shoqërin” dhe kështu të reduktojë lëvizjen e popullsisë. Në të kundërtën, një lëvizje e  theksuar e popullsisë në  vendet e  BE-së  mundet  që të ekzistojë në sektorë të veçantë ose për shtresat e caktuara (p.sh, për specialistë, menaxherët, dhe teknikët). Ne nënvizojmë se , kur është fjala për  migrimin në BE, pengesat ligjore për lëvizjen e njerëzve janë hequr dhe BE promovonë  gjithashtu lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Korse sa i takon vendeve të Evropës Juglindore (EJL), Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia, këta duhet të vazhdojën procesin e integrimit për t’i bashkuar  BE-së në përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Ata duhet të vuajën të njëjtin fat si vendet e (EQL) për acquis-të e  BE-së. Kurse, popullsia e këtyre vendeve mund të udhëtojnë lirshëm, përveç asajë të Kosovës, pa të drejtën për të punuar në vendet e BE-së.