Kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti mirëpriti sot përfaqësuesit e Organizatës Austriake “Women Without Borders” të cilët në bashkëpunim me Organizatën “Analytica Think Tank” dhe Komunën e Çairit realizuan projektin me titull: “Shkolla e nënave për kundërvënie ndaj radikalizmit”. Të gjitha trajnimet u mbajtën në hapësirat e Komunës së Çairit e cila gjatë gjithë fazës implementuese të projektit dha mbështetje logjistike të pakursyeshme.

Projekti në fjalë kishte përkrahjen e plotë të Komunës së Çairit duke e pasur parasysh nevojën e trajtimit të një problematike aktuale dhe brengosëse siç është rritja e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të rrisë ndërgjegjen tek prindërit posaçërisht tek nënat për të luftuar radikalizmin dhe esktremizmin e dhunshëm. Të ngrisë aftësitë e nënave në Maqedoni se si ti qasen fenomenit të radikalizimit dhe se si të sillen ndaj fëmijëve të tyre në raste kur dyshojnë që fëmijët e tyre mund të jenë prekur nga kjo dukuri, si dhe trajnime te ngjajshme te cilat kontribojne per ne edukimin e femijve te shendoshe dhe vizionare.

Kryetari Mexhiti përgëzoi të gjithë palët për impenjimin maksimal që ky projekt të jep rezultatet e dëshiruara dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin të bashkëpunimit në realizimin e shumë aktiviteteve të ngjajshme.