Të përkrahësh dhe të nderosh punën e palodhshme të ansambleve të këngëve e valleve si ambasadorë të vlerave tona kulturore është amanet dhe mision kombëtar i bartur ndër breza. Pikërisht sot, Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti fituesit e Festivalit Ndërkombëtar “International Golden Furniture Folk Dance Competition ”, në Inegol të Turqisë – AKV “ILIRIDA” për ti përgëzuar për suksesin e madh të arritur në prezantimin më dinjitoz të valles e këngës shqipe në një kompeticion garues të përmasave të mëdha. Ata ngadhënjyen në mesin e 15 shteteve të njohura për profesionalizmin e tyre në sferën e vallëzimit si: Rusia, Adigey, Gjorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Bashkurdistani, Bullgaria, Mali i Zi, Qiproja, Bosna Hercegovina, Kosova etj.
Kreu i Komunës së Çairit potencoi se veprimtarinë e tyre të pasur e të dëshmuar folklorike e ka përcjellur gjithmonë dhe do ta përcjell edhe në të ardhmen përkrahja e tij personale dhe e institucionit që ai drejton. Kryesia e Ansamblit “Ilirida” dhe koreografi i saj Ilir Loku falemnderoi Kryetarin Mexhiti për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në promovimin e valles shqipe dhe përkrahjen e vazhdueshme të veprimtarisë së Ansamblit duke premtuar punë e suksese të shumta.
Global
Në pritje të sukseseve të rradhës që padyshim nuk do të mungojnë dhe do të na bëjnë të ndihemi krenar.
T mobile In article [4]