Ashtu si çdo sezon veror, LRI ka nisur kampingun veror në Jalë. Këtë vit, kampi i USY World Festival 2017 ka mirëpritur 400 të rinj të huaj.

Mbrëmjen e sotme, kampingut veror në Jalë i janë bashkuar edhe ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, i zgjedhur president i vendit, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila pas dorëheqjes së Petrit Vasilit u zgjodh në krye të kësaj force politike.

Në fjalën e tij në këtë kamping, Ilir Meta ka treguar edhe eksperiencën e tij të parë në udhëtimin e parë që kishte bërë jashtë shtetit pas rënies së komunizmit.

Global

“Në udhëtimin tim të parë jashtë Shqipërisë, isha në Danimarkë në një takim të të rinjve socialistë Europianë. Por gjithë synimi im ishte që të krijoja kontakte me ta. E që atëherë lidhja ime me IUSY ka qenë e fortë”, tha Meta në fillim të fjalës së tij.

“Dua t’ju them se jeta ime politike lidhet me rininë. Kështu që unë ju kërkoj të forconi lidhjet mes të rinjve eurosocialistë sepse vetëm në këtë mënyrë edhe bota, edhe Europa, edhe Shqipëria do të kenë ndryshime pozitive. Kërcënimet globale kërkojnë ndërgjegjësim më të madh të të rinjve për t’i fituar këto sfida që rrezikojnë të ardhmen e njerëzit”, tha Meta.

T mobile In article [4]

Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj ndër të tjera nuk ka harruar pa falënderuar edhe kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko për zhvillimin e këtij kampi.

“Dua të falënderoj Elion se pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri ne të rinjtë organizuam bashkë këtë aktivitet”, tha Kejdi Mehmetaj para të rinjve.