Presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur sot Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, i cili është Alqi Bllako, ekspert i njohur në fushën financiare.

Bllako ka përfunduar studimet e larta në Tiranë dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dheKontabilitet nga Universiteti i Neë York-ut dhe MBA me drejtim Banke dheTregje Finaciare ne bashkëpunim me Institutit Kurt Bosch në Zvicër, diplomuar ne të treja rastet si student i ekselences.

Gjatë kësaj periudhe, Bllako është vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik.

Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të “Neë York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi

Bllako ka patur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare.

Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017. Ndërkohë që me firmosjen e marrëveshjes së Parisit, Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombëtar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike.