Një mësuese 54-vjeçare në SHBA e ka fajësuar një student 17-vjeçar se e ka mashtruar atë për të bërë seks duke u paraqitur si shitës i makinave të përdorura.

Therese Gunn ishte mësuese e muzikës në shkollën e mesme “Soutth Gwinnet” në Georgia, ndërsa këtë të shtune ajo i pranoi akuzat për sulm seksual, transmeton Express.

Ajo është dënuar me 90 ditë burg dhe për 10 vitet e ardhshme do të jetë e liruar me kusht.

Gunn, e cila ka punuar si mësuese për 25 vjet, kishte kryer marrëdhënie seksuale me studentin në pronë të shkollës dhe në vende tjera.

Ajo u raportuar në polici nga nëna e adoleshentit, e cila e kishte gjetur ditarin e tij.

Ndërsa, adoleshenti ka thënë para gjykate se Gunn ia ka bërë jetën ferr, shkruan Atlanta Journal-Constitution.

Por Gunn ka thënë në gjykatë se adoleshenti e kishte manipuluar atë për një lidhje dymujore.

“Më manipuloi. Ai u sill sikur shitës i makinave të përdorura,” ka thënë ajo.