Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, konsiderohet njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Cilësitë e tij janë rritur nga viti në vit, por se talentin e ka me të lindur, këtë nuk mund ta mohojë askush.

Në vitin 1997, kur Messi ishte vetëm 10 vjeç dhe mbronte ngjyrat e Newell Old Boys, kishte udhëtuar në Peru për të marrë pjesë në një turne.

Global

Djaloshi nga Rosario atë vit kishte mahnitur të gjithë me aftësitë e tij, duke thyer rekord për skuadrën e tij, ku shënoi nëntë nga 10 golat që skuadra e tij shënoi ndaj Callao.

Por, sikur kjo të mjaftonte. Messi pas ndeshjes bëri të gjithë për vete duke zhongluar me topin.

T mobile In article [4]

Derisa skuadra e tij po priste për ceremoninë pas fitores, Messi mori topin për ta zhongular pafund, për të befasuar të gjithë të pranishmit.

Ky vetëm ishte detaji i parë që tregonte se Messi është duke shkuar për të bërë historinë në futboll.

Sot 30 vjeçari argjentinas, ka të fituar 5 Topa të Artë.