Lionel Messi kërcënon Real Madridin për sezonin e ri.

“Sa herë që ne fillojmë sezonin synimet e klubit janë të qarta. Ne do të mundohemi të fitojmë çdo trofe, dhe shpresojmë që këtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Messi.

Ylli i Argjentinës  ka folur edhe për trajnerin e ri, Ernesto Valverde, i cili zuri vendin e të larguarit, Luis Enriques.

“Ne duhet filluar nga e para përsëri. Me një trajner të ri të cilin nuk e dimë se si punon, por ne e dimë se është një trajner i madh për atë që ai bëri në klubet ku ishte. Ai ishte shumë i mirë në Valencia dhe Athletic Bilbao”, ka theksuar Messi.