Një ditë më parë Lionel Messi lidhi kurorë me Antonella Roccuzzon.
Dasma e tyre mori të gjithë vëmendjen e mediave dhe është komentuar shumë.
Tanimë kanë dalë video në rrjete sociale nga dasma, ku në njërën prej tyre shihet se futbollisti e ka “djegur” dasmën duke kërcyer si “i çmendur” me bukuroshen argjentinase, transmeton Telegrafi.
Kështu me siguri nuk e keni parë ndonjëherë argjentinasin 30-vjeçar.
Ndryshe, në dasmën e organizuar në një kazino të Rosiarios ishin të pranishëm shumë yje të futbollit.