Real Madridi është skuadra që ka shpenzuar më shumë për blerje brenda një periudhe merkatoje

Gjiganti spanjoll është skuadër që njihet për blerjet e shumta dhe ato me shifra të larta, ku deri në vitin e kaluar mbante rekordin e blerjes më të shtrenjtë, atë të Gareth Bale nga Tottenhami për rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, “Mbretërit” janë gjithashtu skuadra që ka shpenzuar më shumë brenda një peridhe merkatoje dhe këtë e kanë bërë në verën e vitit 2009.

Global

Asokohe Reali shpenzoi 257.4 milionë euro në transferimin e tetë futbollistëve, ku të gjithë janë emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror.

Transferimi më i shtrenjtë i Realit në atë vit ishte padyshim Cristiano Ronaldo, i cili erdhi nga Manchester Unitedi për 94 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Leita Kaka nga Milani për 65 milionë euro dhe Xabi Alonso nga Liverpooli e Karim Benzema nga Lyoni për nga 35 milionë euro.

T mobile In article [4]

Përveç këtyre katër yjeve, Reali transferoi edhe futbollistë tjerë spanjollë si Raul Albiol, Alvaro Negredo, Alvaro Arbeloa dhe Esteban Granero, të cilët kushtuan më pak.