Për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, mund të vijë shumë shpejt fati i madh i karrierës.

E përditshmja gjermane “Sport Bild” bën të ditur se 27-vjeçari mund të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Sipas “Bild”, klubi i famshëm i Dortmundit është i interesuar për mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe të Freiburgut dhe se shumë shpejt pritet të nisin negociatat.

Abrashi është pjesë e Freiburgut që nga viti 2015, ku ka zhvilluar 55 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Sezonin që lamë pas ai bëri vetëm 21 paraqitje për shkak të dëmtimeve, duke shënuar vetëm një gol.