Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka marrë pjesë në ceremoninë e anijes së madhe luftarake në stacionin detar Norfolk të Virxhinias. Transportuesi i avionëve u mor zyrtarisht nga Marina e SHBA’ve.

Presidenti amerikan falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në projektimin dhe ndërtimin e anijes së madhe, duke u thënë atyre: “Puna juaj e pabesueshme e artit bëhet krenaria e Marinës së SHBA dhe simbol i krenarisë dhe prestigjit amerikan pa marrë parasysh se ku ndodheni në botë. Çeliku amerikan dhe duart amerikane kanë ndërtuar një mesazh 100,000 ton në botë – fuqia e Amerikës është e pakalueshme”. tha Trump.

Duke kritikuar paraardhësin e tij për fondet ndaj ushtrisë, Trump tha se tani fal një marrëveshjeje janë shtuar 20 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen këtë vit dhe se për vitin e ardhshëm do t’i kërkohen Kongresit 54 miliardë dollarë.

Anija kam një vlerë prej 13 miliardë dollarësh.