Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i: K.K., 28 vjeçe  banuese në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Si[pas hetimeve, ajo dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2.000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.  Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

T mobile In article [4]
Global