Në kulmin e një sherri, goditi gruan me thikë, e më pas i hodhi acid në fytyrë. Pas rreth 30 orësh në arrati, është arrestuar në Ravena (Itali) kosovari, i cili pasi dhunoi të shoqen ia mbathi duke marrë me vete dy fëmijët, 10 e 14 vjeç.

Enver Kelmendi është arrestuar nga efektivët mbrëmjen e djeshme, që kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit, dhënë nga prokuroria e Forli-Cesena-s. Ai ishte duke lëvizur me makinë kur është ndaluar, rreth orës 21, raportojnë mediat italiane. Ndërsa fëmijët nuk raportohet se janë gjetur.

Kosovari 43-vjeçar, mëngjesin e së shtunës, në banesë ku jetonte me gruan dhe fëmijët në rrugën “Salinatore” (Forli), ka sulmuar të shoqen, 37 vjeçe. E goditi me thikë dhe më pas i hodhi acid në fytyrë.

Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Gruaja ka pësuar disa fraktura në kafkë, por nuk është në gjendje kërcënuese për jetën. Ajo po mjekohet në repartin e urgjencës bë spitalin e Forlit. Esenciale për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga acidi, ka qenë ndërhyrja e fqinjëve, që me letra të lagura i kanë fshirë shqiptares futurën.

T mobile In article [4]

Pritet dëshmia e kosovarit para hetuesve për të zbardhur më shumë detaje lidhur me shkakun e dinamikën e ngjarjes.