Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka vlerësuar punën e bërë nga Italia për çështjen e emigrantëve.

Merkel shprehu solidaritet me shtetin italian për politikat e emigracionit.

“Italia ka bërë një punë të madhe për emigrantët dhe ne jemi në solidaritet me Italinë në politikat e migracionit. Të tre vendet tona duhet të përballen me emigracionin e paligjshëm përmes bashkëpunimit me Afrikën, veçanërisht në zonat si Nigeria dhe Libia”, tha Merkel.

Ndërkohë, presidenti Gentilloni tha se Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj sa i përket çështjes së emigrantëve, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim.