Udhëheqësit e Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Ukrainës, Angela Merkel, Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe Petro Poroshenko, kanë zhvilluar sot biseda telefonike për situatën në Ukrainë dhe premtuan se do të vazhdojnë zbatimin e planit të paqes për Ukrainën Lindore.

Siç raporton “AP”, katër udhëheqësit premtuan për të ndihmuar zbatimin e marrëveshjes së paqes, të arritur më parë në Minsk.

Gjatë samitit të G20-ës këtë muaj, në Hamburg, Merkeli theksoi se procesi i zgjidhjes së konfliktit në Ukrainën Lindore ishte shumë i ngadalshëm ku militantët separatizues të armatosur nga Rusia luftojnë kundër forcave qeveritare.

Global

Sipas OKB-së, rreth 10 000 njerëz janë vrarë në konflikt që prej fillimit të tij në vitin 2014.

T mobile In article [4]