Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se forcimi i sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, janë kritere të rëndësishme për Serbinë që të hyjë në Bashkimin Evropian.

Merkel i ka dërguar sot një letër përshëndetëse kryeministres së re serbe, Ana Brnabiq, me rastin e zgjedhjes në këtë post, raporton mediumi serb N1 Info.

Kancelarja gjermane ka thënë se Qeveria e Serbisë ka përballë sfida të rëndësishme.

“Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do të ketë kënaqësinë të ju mbështesë”, ka thënë Merkel, në letrën dërguar Brnabiqit.

Brnabiq u zgjodh kryeministre e re e Serbisë rreth një javë më parë, kur e mori detyrën nga tashmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.