Shoqatat Kulturore Shqiptare dhe individet aktiv në landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalise (Nord Rheihn-Westfalen), në Gjermani, të mbldhura me iniciativën e Shoqatës Kulturore Integrative Identitet me seli në Düsseldorf, organizuan me 01.07.2017 një Tryeze Debati, dhe pas konsultimeve vendosëm  unanimisht  që  institucioneve tona, respektivisht:

Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

Këshillit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës,

Ti drejtohemi me këtë :

                                               PETICION

Mërgata Shqiptare në tërësi, por ajo nga Kosova në veçanti, që nga pas lufta e këndej është pjesa më e anashkaluar dhe përçmuar e shoqerisë edhe pse siç dihet botërisht, po u muar në proporcion, ajo është pjesa më e merituar e para luftes, gjate luftes, por edhe tash, dhe është pjesa më aktive e shoqërisë kosovare.

Duke qenë e tille, ajo i percjellë me vëmendje zhvillimet në vend, dhe është shumë e ndieshme për padrejtesitë që i bëhën, nuk ka si të jetë ndryshe kur ajo madje privohet nga të drejtat e saja me elementare.

Zgjedhjet e përgjithshme politike të fundit, të mbajtura në Kosovë, ishin edhe një shkak më shumë i zhgënjimit të qytetarëve, pasi mërgata edhe njëhere u përjashtua nga e drejta kushtetuese për të votuar, sepse “mundesia” e dhënë me këtë rast, ishte në faktë një pamundësi. Përveç aspektit të votimit, mërgata shqiptare trajtohet si mos më keq edhe në çeshtje tjera, prandaj është koha e fundit që Republika e Kosovës të sillet me qytetarët e saj në mërgim si Nënë, e jo te vazhdon të sillet ndaj nesh si njerkë.

Kërkesat e peticionit jane :

  1. Regjistrimi i diaspores ( jo vetëm me numër dhe emra por edhe strukturen e saj, pra me adresa e profile)
  2. Të marr fund diskriminimi i diaspores shqiptare me pagesa të dyfishta të sigurimeve të automjeteve ne kufi.
  3. Të krijohen kushte dhe ti mundesohet mërgates të votojë, jo me post por në kushte tjera;
  4. a) në mënyrë elektronike,
  5. b) me votim të drejtpërdrejt në vendvotime si ne ambasada, konsullata, apo edhe ne selitë të klubeve dhe shoqatave shqiptare.
  6. Përfaqësimi i diaspores në institucionet e vendit, vendet të rezervuara në parlamentin e Kosovës, për përfaqesuesit e diaspores, e jo përmes partive politike.
  7. Stafi i ministrise së diaspores të drejtohet nga diaspora
  8. Hapjen e një konsullate në NRW,( duke pasur për bazë numrin e madhë të qytetarëve nga Kosova).
  9. Krijimin e një qendre kulturore në kryeqytetin e Landit, Düsseldorf

.Mbesim me shpresë se institucionet e atdheut tonë do të jenë të arsyshme kundrejtë kërkesave tona legjitime.

Ne jemi të gatshem në çdo moment  të takohemi me kë do që është e nevojshme per sqarimin dhe parashtrimin  e kërkesave tona deri ne detaje.

Ky peticion do t’ju dërgohet edhe të gjitha mjeteve të informimit.

 Me nderime dhe respekt:

Shoqata kulturore integrative IDENTITET Düsseldorf- Lulzim Veliu, 

Unioni Gjermano Shqiptar per Integrim Essen- Besnik Këlmendi, 

Lobi Euroatlantik Shqiptar- Ali Sylejmani,

 Shoqata Shqiptare Shqiponja Sigen-Fahri Nivokazi,

 Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim- Ragip Ramaj,  

Energy Plus e.V. Leverkusen- Fatmir Muçolli,

Shoqata Shqiptare Sharr në Dortmund-Mehmet Balaj,

Shoqata Zëri i Atdheut- Nuredin Meta,

Shoqata kulturore Shqiptare RBKe.V. Bergische Gladbach-Mimoza Leka,

Shoqata kulturore shqiptare Rilindja Bochold- Xhemail Bega,

Kolë Gjoka CDU- kandidati i parë shqiptar per Bundestag-Parlamentin Gjerman,

Dr.Fadil Miftari Dortmond,

AAK Gjermani- Granit Shala,