Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka deklaruar se situata në burgun e Idrizovës është mjaft e rëndë dhe se të dënuarit jetojnë në kushte të këqia dhe çnjerëzore.

”Në burg ka 1966 persona, që është dyfish më i lartë se kapaciteti. Në një gjendje të tmerrshme janë edhe departamenti i pranimit dhe ambulanca. Në departamentin e pranimit nuk ka dritare, e as krevata, kurse te ambulanta të sëmurët flejnë në krevata pa dyshek. Bakterje dhe viruse ka gjithandej”, deklaron Memeti.

Sipas tij, në Idrizovë ka korrupsion dhe se me para të burgosurit mund të blejne telefona celular, krevata, gjëra tjera dhe drogë.

Global

Avokati Memeti bëri të ditur se ka vizituar tetë stacione policore nga të cilat vetëm njëra i plotëson kushtet minimale. Në raportin e publikuar janë përfshirë 50 vizita.

8 vizita janë bërë në stacione policore, 4 në burgje, 1 në burgun e Demir Kapisë, si edhe 37 vizita janë bërë në qendrat e përkujdesit për refugjatët.

T mobile In article [4]