Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, përmes kumtesës me shkrim u përgjigjet krerëve të Lëvizjes BESA, të cilët e akuzuan kreun e RDK-së se iniciativa e tij nuk është e sinqertë dhe para se të thirret një takim i tillë duhet të konsultohen të gjithë nënshkruesit e Deklaratës me axhendë konkrete.

“Këto janë momente historike nëpër të cilat kalojnë shqiptarët e Maqedonisë. Për këtë arsye, partitë politike shqiptare krijuan tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare që të ballafaqohen më lehtë me sfidat e këtyre momenteve historike. Qëllimi i tryezës së përbashkët ka qenë dhe vazhdon të jetë komunikimi, sinkronizimi, dhe harmonizimi i qëndrimeve të partive politike shqiptare, dhe të njoftohemi me rrjedhat e procesit të inkorporimit të interesit madhor shqiptarë në programin e qeverisë”, thuhet në reagimin e Memedit.

Aoi shtoi se takimi i sotëm është takimi i katërt me radhë i tryezës së përbashkët, dhe të gjitha këto takime janë organizuar sipas nevojës, pa protokol, me pëlqimin e njëri-tjetrit.

“këto takime janë organizuar pa humbur kohë se kush është më i madh apo më i vogël, dhe pa këmbëngulur në veçori apo inate, në përjashtim të Lëvizjes Besa që ka zgjedhur rrugën e konfliktit, bojkotit dhe vetëpërjashtimit. Falënderoj të gjithë atyre që iu përgjigjën ftesës së këtij takimi, sidomos faktit që kësaj ftese vazhdon t’i përgjigjet pozitivisht PDSH, edhe pse nuk është nënshkruese e kësaj deklarate, dhe nuk janë pjesë e shumicës parlamentare. Hapat e këtyre takimeve të tryezës mund të jenë të vogla, por rezultatet padyshim do të jenë të mëdha”, thuhet në reagim.

Lëvizja Besa, thuhet më tej, rregullisht tenton të satanizoj takimet e tryezës së përbashkët dhe tanimë e ke shndërruar në normë të kodit të sjelljes së tyre, komente para dhe pas takimeve të tryezës së përbashkët, gjithmonë gjejnë një arsyetim që mos marrin pjesë, me të vetmin qëllim që të devalvoj tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare.

T mobile In article [4]

“Mospjesmarrja e tyre në këtë takim nuk është ndonjë risi dhe nuk meriton përgjigje publike, por ajo që meriton përgjigje është bojkoti ndaj iniciativave gjithshqiptare, dhe me akuza të tyre boshe për të devalvuar tryezën e partive politike shqiptare. Akuzave të Lëvizjes BESA, që kohëve të fundit rregullisht janë duke dërguar bedel që të flet në emër të tyre, do t’u përgjigjem shkurtë. Vesel Memedi karrierën e vet politike e ka filluar në RDK dhe vazhdon të jetë në RDK, dhe tani edhe si udhëheqës i RDK, përkundër tentimeve për të shkrirë RDK-në, dhe tentimeve për ta eliminuar politikisht. I pyes drejtpërdrejtë këta të Lëvizjes BESA. A është e vërtetë se para 2001 ishit krahu më ekstrem në kuadër të PDSH-së, sepse ju mbajmë mend shumë mirë ne dhe opinioni mbarëshqiptarë kur u tubuat rreth një kandidati për deputet Sabahudin Mahmuti, që në të njëjtën kohë është edhe udhëheqësi juaj shpirtërorë, por dështuat? A është e vërtetë se pas 2001, u shndërruat në krahu më ekstrem në kuadër të BDI-së, fituat dhe përfituat më shumë se të gjithë tjerët, dhe ende pa marrë hallallëk prej Ali Ahmetit, u larguat dhe e krijuat Lëvizjen BESA? Ju jeni të njëjtit njerëz, e keni të njejtin fjalor, dhe të njejtat veprime të nëntokës, dhe her i vërsuleni njërit lider shqiptarë, e herë një lideri tjetër, por asnjëherë padronëve tuaj maqedonas”, qëndron në reagim.

Vesel Memedi, thuhet, ka qenë kryetar i parë shqiptarë që haptazi nuk ka pranuar shkrirjen në Lëvizjen BESA dhe sërisht ju tregon se jeni lëvizje që historia dhe e kaluara e juaj ju vjen pas, pavarsisht deklaratave tuaja boshe për të ardhmen tuaj.

“Vesel Memedi ju thotë për së fundmi herë se e kaluara e juaj do ta varros të ardhmen tuaj”, qëndron në reagimin e kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi.