Duhet të bëhet dallimi mes statusit të gjuhëve, GUHËS ZYRTARE në një shtet dhe GJUHËS NË PËRDORIM ZYRTAR në nivel të disa institucioneve dhe në pushtetin lokal.

Gjuha shqipe kurrë nuk do të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni, përderisa shqiptarët në këtë shtet do të jenë pakicë kombëtare, e jo popull shtetformues.

Nëse bazamenti i një godine është i ngushtë, nuk mund të ndërtohen katet e sipërme me përmasa më të gjera. Kështu janë përkufizuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni sipas kushtetutës, që përmes ligjeve nuk mund të ndryshohen, përveç se duke e ndryshuar kushtetutën dhe konceptin e shtetit.

Këtu ka vetëm një zgjidhje: nëse Qeveria e re në Maqedoni angazhohet për konceptin qytetar të shtetit (siç deklarojnë vazhdimisht drejtuesit e saj), le ta definojë këtë koncept me kushtetutë, jo me deklarata politike.

Këtu fillon dhe mbaron përralla për shtetin në Maqedoni, ku maqedonasit janë populli i vetëm shtetformues, shqiptarët janë pakicë kombëtare, ndërsa grupet tjera etnike jetojnë në mëshirën e fatit dhe ,,vëllait të madh”.