Ditën e sotme mediat greke kanë publikuar një lajm ku thonë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke zhvilluar pushime në Parga të Greqisë.

Por menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar edhe kryeministri, i cili sqaron se nuk është me pushime dhe se pushimet i bën vetëm në Shqipëri.

Më tej Rama thekson se do të jetë rregull edhe për ministrat që pushimet ti bëjnë në Shqipëri.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi. 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama në FB.

Më herët mediat greke kanë shkuar se Rama ka mbërritur në një hotel në qytetin e Pargës, ku ai është njohur nga punonjësit shqiptarë të hotelit.  Sipas mediave greke kryeministri shqiptar ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe trupa e sigurisë që e shoqëron atë.