Hojt Brajan Ji zhvillon rol të dyshimtë dhe antigrek i cili shkaktoi debat të ashpër në dhe jashtë Greqisë, shkruan gazeta greke “Demokratia” duke shtuar se Ji javën e kaluar ishte në Athinë ku është takuar me Kamenos Micotakis, dhe mitropolitin Antimos.

“Ish konsulli i përgjithshëm në Selanik (2006-2009) dhe zëvendësndihmës aktual i sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, diplomati amerikan si duket se angazhohet ta promovojë agjendën e Shkupit me manipulim me zgjidhjen e emrit dhe integrimin e vendit fqinj në Institucionet euroatlantike”, shkruan gazeta.

Në të njëjtën kohë, siç pohon gazeta se ka zbuluar “Shkupi ka dërguar dokumente deri te NATO dhe Bashkimi Evropian me të cilat në të vërtetë kërkon të kyçet në Aleancë, pa e përmendur emrin”.

“Shkurt, ata duan integrim me emrin e përkohshëm IJRM dhe pa negociata, Kjo është lojë ulët kundër Greqisë, Kjo ndodh për shkak se nga njëra anë Qeveria e Zoran Zaevit pohon se goja është e gatshme të bëjë lëshime që të mbyllet cikli i konfliktit me të cilin “vetoja” greke mbahet aktive, ndërsa nga ana tjetër , me zhvendosjen e logjikës drejt  dinakërisë dhe poshtërsisë përpiqet ta godasë me thikë në shpinë Greqinë, në mënyrë të njëanshme duke iu afruar administratës së aleancës dhe Bashkimit Evropian”, komentin “Dimokratia”.

Gazeta pastaj pyet nëse “diplomati i shpreh lëvizjet e Departamentit të shtetit dhe udhëheqësisë të SHBA-së, interesave të së cilës u shërben dhe çfarë planifikon të bëjë pala greke që t’u japë fund lojërave të fshehta”. s

T mobile In article [4]