Lajmi i vdekjes së trefishtë të familjes së rapsodit të njohur nga Ferizaji, Sami Veseli, ka bërë bujë edhe te mediat gjermane. Veseli ka vrarë vajzën, bashkëshorten dhe më pas veten e tij, ndërsa media gjermane “Fr-online” zbulon skemën e vrasjes.

“Dramë familjare në Marburg,” e titullon lajmin media më e klikuar gjermane “Bild”. Në shtëpinë e një familje disa anëtarëshe ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Drama ka ndodhur të shtunën, ndërsa policia punon për zbardhjen e rastit”

Ngjashëm ka shkruajtur edhe media tjetër gjermane “rp-online”, duke shtuar se policia ka konfiskuar armën me të cilën ndodhi krimi i trefishtë. “Policia gjen dy kufoma dhe një grua të plagosur rëndë e cila është dërguar me urgjencë në spital,” shkruante rp-online, gjatë 2 korrikut.

Media tjetër gjermane “Fr-online” ka treguar se krimi ka ndodhur me “revolver” dhe se burri ishte shkurorëzuar nga bashkëshortja. Ajo jep një pasqyrë më të qartë për krimin.

“Të shtunën, burri 52 vjeçar shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes me moshë të njëjtë. Shtëpia ndodhej në qarkun jugor të Marburgut.

Vajza 27 vjeçare sapo ishte kthyer dhe dëgjoi britmat e përleshjes. Në derën e dhomës së saj, ajo u qëllua për vdekje nga babai, ndërsa më pas u kthye duke qëlluar ish bashkëshorten, e cila është në rrezik për jetën, dhe më pas veten.

Ndaj 52 vjeçarit (Sami Veseli) kishte një vendim gjykate që e ndalonte të afrohej te shtëpia e familjes, për shkak të problemeve të mëparshme.”