Forcat e armatosura egjiptiane e lavdëruan shoferin e tankut i cili shkeli një automobil, në të cilin ndodheshin terroristë dhe mjete shpërthyese dhe në këtë mënyrë i shpëtoi jetët e rreth 60 personave.

Katër terroristë, të armatosur me pushka dhe mjete shpërthyese janë vozitur në automobilin, duke iu afruar post-bllokut në qytetin egjiptian El Arish. Ata në mënyrë të dyshimtë i janë afruar post-bllokut, ndërsa atëherë i ka bllokuar tanku. Në incizimin shihet se si shoferë nga automjete tjera ikin, me ç’rast tanku kaloi përmbi automobilin.

Shpejtë pastaj, ka pasuar shpërthim i fuqishëm, në të cilin është ngre në erë automobili. tani për tani nuk është bërë e ditur se nëse shpërthimi është pasojë e kalimit të tankut mbi automobilin, ose ndonjëri nga terroristët ka mbijetuar dhe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes.

Terroristët në automobil kanë pasur pushka automatike.

T mobile In article [4]
Global