Sipas informacioneve të Policisë Kufitare të Serbisë njoftohet se në kufij janë dukeu krijuar kolona të gjata të cilët shkaktojnë pritje për udhëtarët.

Sipas tyre e gjithë kjo është si rrjedhojë e fluksit të madh të automjeteve që është përgjatë këtyre ditëve në rrugët e Serbisë, raporton Tanjug.

Siç është raportuar, shumica janë duke pritur në vendkalimin kufitar ‘Gradinë’ për më shumë se një orë e gjysmë teksa në vendkalimin kufitar ‘Sid’ janë duke pritur deri në 60 minuta në hyre dhe dalje të vendit. 

Kurse duhet cekur se pritje të gjata janë duke u shkaktuar edhe në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’ gjatë këtyre ditëve kur edhe është shtuar fluksi i automjeteve nga ardhja e shumë mërgimtarëve në Kosovë.

T mobile In article [4]