Me 9 vota pro dhe 8 kundër, Lumturie Ijazi është zgjedhur për u.d kryetare e komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetje të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së ndërsa këshilltarët e LR-PDSH-së ishin kundër.

Kundër-kandidat i saj ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH. Me këtë dhe zgjidhet problemi i kësaj komune ku 500 të punësuar nuk kanë marrë rrogë thuajse tre muaj.